Kurti takon ambasadorin e Austrisë në Kosovë, flasin për formimin e qeverisë së re

17:26 | 30 Janar 2026
kurti-takon-ambasadorin-e-austrise-ne-kosove,-flasin-per-formimin-e-qeverise-se-re

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, priti sot në takim ambasadorin e Austrisë në Kosovë, Georg Schnetzer.

Gjatë këtij takimi, sipas njoftimit të Kryeministrisë, Schnetzer e uroi Kurtin për fitore në zgjedhjet e 28 dhjetorit, duke theksuar rëndësinë e rezultateve të procesit demokratik.

Duke u bazuar në njoftim, Kurti dhe Schnetzer po ashtu diskutuan për zhvillimet aktuale politike në vend, përfshirë proceset e formimit të qeverisë së re, si dhe çështje të rëndësishme të bashkëpunimit bilateral ndërmjet Kosovës dhe Austrisë me qëllim forcimin e marrëdhënieve ndërshtetërore.

“Kryeministri theksoi planet për investimet infrastrukturore në mandatin e ri, synimin e palëkundur të Qeverisë për anëtarësim në NATO dhe integrimin në Bashkimin Evropian dhe angazhimin e vazhdueshëm për paqe dhe siguri”, thuhet në njoftimin zyrtar.

Komento: