Kurti takon ambasadorin e ri të Malajzisë në Kosovë, diskutuan për thellim të bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve

18:33 | 06 Mars 2024
kurti-takon-ambasadorin-e-ri-te-malajzise-ne-kosove, diskutuan-per-thellim-te-bashkepunimit ndermjet-dy-vendeve

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, mirëpriti sot në takimin e parë ambasadorin e ri të Malajzisë në Kosovë, Zahid Rastam.

Duke i uruar mirëseardhje dhe mbarësi në detyrën dhe përgjegjësitë e reja, kryeministri Kurti i shprehu ambasadorit Rastam mirënjohjen e tij për mbështetjen e Malajzisë ndaj Kosovës, veçanërisht në arenën ndërkombëtare, dhe partneritetin strategjik për Kosovën dhe rajonin, thuhet në njoftimin e ZKM-së.

Gjithashtu gjatë këtij takimi u diskutua për raportet dypalëshe dhe për mundësitë dhe fushat premtuese për thellim të bashkëpunimit dhe shkëmbimeve ndërmjet dy vendeve, përfshirë sektorin e tregtisë, teknologjisë e agrikulturës.

Kryeministri Kurti e njohu ambasadorin Rastam me rezultatet dhe politikat e qeverisjes, progresin e shënuar në ekonomi dhe demokraci të vendit, dhe për ofertën e Kosovës për investimet të huaja. Me këtë rast, kryeministri u bëri ftesë bizneseve nga Malajzia që të vizitojnë dhe konsiderojnë Kosovën si vend për investime.

Ambasadori Rastam u shpreh i interesuar për të rritur shkëmbimet tregtare dhe lidhjet ndërmjet qytetarëve të dy vendeve, teksa tha se Kosova dhe Malajzia gëzojnë miqësi të ngrohtë dhe të përzemërt dhe bashkëpunim të qëndrueshëm./Front Online/

 

 

Komento: