Kurti takon Bajrën, i ofron mbështetje për Fondin e Kursimeve Pensionale

16:53 | 18 Nëntor 2023
kurti-takon-bajren,-i-ofron-mbeshtetje-per-fondin-e-kursimeve-pensionale

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, takuan Kryesuesin e ri të Bordit të Fondit të Kursimeve Pensionale, Emanuel Bajrën.

Gjatë takimit, Bajra e njoftoi Kurtin me zhvillimet e fundit në tregjet financiare dhe në Fondin e Kursimeve Pensionale.

Gjithashtu, u diskutua edhe për planet që bordi i ri ka për përmirësimin e vazhdueshëm të performancës së Fondit.

Kurti e përgëzoi Bajrën për detyrën e re dhe u shpreh i gatshëm që të ofrojë mbështetjen e nevojshme për Fondin e Kursimeve Pensionale të Kosovës, duke theksuar rëndësinë që ky institucion ka për kontribuuesit, por edhe për ekonominë e vendit.

Komento: