Kurti takon këshilltarin e Merkel: Domosdoshmëri luftimi i korrupsionit të lartë

21:23 | 04 June 2019

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka qëndruar sot në Berlin ku ka takuar këshilltarin e Kancelares Merkel, Matthias Lüttenberg, dhe zëvendësin e tij, Alexander Jung.

“Në këtë takim miqësor biseduam hapur për marrëdhëniet e Kosovës me Gjermaninë, për domosdoshmërinë e luftimit të korrupsionit të lartë dhe krimit të organizuar në Kosovë, për nevojën e zhvillimit ekonomik të orientuar në punësim, për rëndësinë e raporteve me Serbinë dhe dialogun parimor e të përgatitur me të, si dhe për çështjet e integrimit evropian dhe rajonit të Ballkanit”, shkroi Kurti.

Kreu i VV-së ka qenë i shoqëruar me nënkryetarin e partisë së tij, Besnik Bislimin, Mevlyde Hysenin dhe Xhavit Drenorin.

Komento: