Kurti takon komandantin e KFOR-it, diskutuan për këto çështje

16:09 | 02 Prill 2020

Qeveria në detyrë po vazhdon të marrë masa për parandalimin e përhapjes së koronavirusit.

Kryeministri në detyrë Albin Kurti, bashkë me ministrin në detyrë të Shëndetësisë, Arben Vitia, në kuadër të takimeve të rregullta, u takua sot me Komandantin e KFOR-it në Kosovë, Michele Risin dhe këshilltarin e tij politik, Andrea Angeli.

Përmes një njoftimi për media thuhet se “diskutuan mbi gjendjen e sigurisë në vend me rastin e përhapjes së Covid-19, dhe masave të vazhdueshme që Qeveria e Republikës së Kosovës ka ndërmarrë për parandalimin e përhapjes së mëtutjeshme të pandemisë COVID-19”.

“Komandanti Risi, shprehu mirënjohje për bashkëpunimin mes Qeverisë dhe KFOR-it dhe gatishmërinë për ta thelluar atë. Ai nënvizoi se përballë sfidës me të cilën po ballafaqohemi, bashkëpunimi ndërinstitucional është i patjetërsueshëm dhe se ruajtja e sigurisë në Republikën e Kosovës është qëllim i përbashkët”, theksohet në kumtesën nga kryeministria.

Komento: