Kurti takon kongresistin amerikan, diskutojnë për zhvillimet e fundit në Kosovë dhe rajon

20:26 | 28 Shtator 2025
Kurti takon kongresistin amerikan, diskutojnë për zhvillimet e fundit në Kosovë dhe rajon

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, bashkë me zëvendësministren e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Liza Gashi dhe konsullin e përgjithshëm, ambasadorin Blerim Reka, mirëpritën në Konsullatën e Përgjithshme të Kosovës në New York, kongresistin amerikan nga radhët e Partisë Demokratike, George Latimer.

Diskutuan për zhvillimet e fundit në Kosovë dhe rajon, dhe për marrëdhëniet dhe partneritetin ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Kryeministri e njoftoi për progresin në rrafshin ekonomik, rezultatet e luftimit të korrupsionit dhe përmirësimin e sundimit të ligjit të reflektuara edhe në raportet ndërkombëtare.

Në njoftimin e zyrës së Kryeministrit thuhet se u pajtuan që të vazhdojnë të punojnë së bashku për të promovuar vlerat dhe interesat e përbashkëta të dy shteteve, duke përfshirë investimet në infrastrukturë dhe bashkëpunimin ekonomik, në dritën e vendimit të fundit të Qeverisë së Republikës së Kosovës për të hequr tarifën ndaj produkteve me origjinë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Komento: