Kurti takon kreytaren e KQZ’së, ja çfarë biseduan

20:50 | 25 Maj 2020

Kurti takon kreytaren e KQZ’së, diskutojnë për mbajtjen e zgjedhjeve në Podujevë

Zyra e Kryeministrit ka njoftuar përmes një shkrimi se kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti ka takuar sot kryetaren e Komisionit Qendror Zgjedhor (KQZ), Valdete Daken.

Në njoftim thuhet se u diskutua funksionimi i këtij institucioni dhe ngritjes së bashkëpunimit në çështjet që ndërlidhen me qeverinë.

Gjithashtu në takim u diskutua edhe për mbajtjen e zgjedhjeve në Podujevë, derisa Daka tha se është e gatshme ta mbajnë këtë proces zgjedhor.

Më poshtë gjeni njoftimin e plotë:

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, z. Albin Kurti sot priti në takim Kryetaren e Komisionit Qendror Zgjedhor (KQZ), znj. Valdete Daka.

Në këtë takim u diskutua për funksionimin e këtij institucioni dhe ngritjes së bashkëpunimit në çështjet që ndërlidhen me Qeverinë. Ndonëse në kohë pandemie, KQZ është e gatshme të ushtrojë autoritetin e saj publik institucional. Znj. Daka e njoftoj Kryeministrin në detyrë, z. Kurti, që përgatitjet për zgjedhjet për kryetar të komunës së Podujevës edhe pse janë ndërprerë, me vendimin e marr më 14 mars të këtij viti, një ditë para mbajtjes së zgjedhjeve, për mos-mbajtjen e tyre, KQZ është e gatshme që ta mbajë këtë proces zgjedhor.

Në anën tjetër Kryeministri në detyrë, z. Kurti e njoftoi znj. Daka, për lirimin e masave që po i ndërmerr Qeveria ndaj COVID-19. Koordinimi ndërinstitucional dhe respektimi i rekomandimeve të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike dhe

Ministrisë së Shëndetësisë nga qytetarët, kanë dhënë rezultatin e tyre.

Kryeministri në detyrë Kurti në këtë takim shprehu gatishmërinë e tij dhe të Qeverisë për forcimin e bashkëpunimit me KQZ-në dhe nevojën që ka vendi ynë për zhvillimin demokratik të institucioneve përmes transparencës dhe pavarësisë së tyre.

Komento: