Kurti takon Kryetaren e Foçës në provincën e Izmirit, folën për kontributin e mërgatës shqiptare

23:05 | 04 Korrik 2024
kurti-takon-kryetaren-e-foces-ne-provincen-e-izmirit,-folen-per-kontributin-e-mergates-shqiptare

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti u mirëprit sot edhe nga Kryetarja e Komunës së Foçës në provincën e Izmirit, Saniye Bora Fiçi, e cila është me prejardhje shqiptare.

Në komunikatën për media thuhet se Kurti e falënderoi atë  për pritjen e ngrohtë, por edhe për mbështetjen e vazhdueshme të Turqisë ndaj shtetit tonë.

Tutje, thuhet se së bashku diskutuan mbi kontributin e mërgatës shqiptare në Izmir dhe Turqi, dhe për rolin e saj në raportet dypalëshe ndërmjet Kosovës dhe Turqisë.

Ndryshe, Saniye Bora Fiçi është kryetarja e parë grua e Komunës së Foçës.

Komento: