Kurti takon ministrin e jashtëm italian, diskuton për thellimn e bashkëpunimit ekonomik

19:22 | 19 February 2023

Kurti me ministrin e Jashtëm të Italisë diskuton për thellimn e bashkëpunimit ekonomik.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka takuar zëvendëskryeministrin dhe ministrin e Jashtëm të Italisë, Antonio Tajani.

Kurti dhe Tajani, diskutuan për thellimin e bashkëpunimit ekonomik.

“E falënderova për përpjekjet e tij në promovimin e integrimit evropian për Ballkanin Perëndimor”, tha Kurti.

I pari i Qeverisë së Kosovës po merr pjesë në takimet e Konferencës së Sigurisë në Mynih.

Ai ka zhvilluar shumë takime me personalitete të ndryshme.

Komento: