Kurti takon Nimanbegun, flasin për rëndësinë e mbrojtjes së identitetit shqiptar në Malin e Zi

21:19 | 15 Nëntor 2023
kurti-takon-nimanbegun,-flasin-per-rendesine-e-mbrojtjes-se-identitetit-shqiptar-ne-malin-e-zi

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është takuar sot me ish-deputetin e Kuvendit të Malit të Zi dhe kryetarin e Partisë Forca e Re Demokratike, Genci Nimanbegu.

 

Të dy kanë diskutuar për situatën politiko-ekonomike në vend, atë në rajon, si dhe për rëndësinë e mbrojtjes së të drejtave dhe identitetit shqiptar në Malin e Zi.

 

“Kryeministri Kurti e përgëzoi z. Nimanbegu për punën e tij të vazhdueshme për shqiptarët e Malit të Zi e veprimtarinë në fushat të cilat janë me interes”, thuhet në komunikatën e Kryeministrisë.

 

“U fol dhe mbi rëndësinë e mbrojtjes së të drejtave të shqiptarëve në Malin e Zi dhe identitetit kulturor e gjuhësor”.

Komento: