Kurti takon profesorin Rexhep Ferrin: I takon brezit që ngritën skenën tonë artistike

13:24 | 26 Gusht 2023
kurti-takon-profesorin-rexhep-ferrin:-i-takon-brezit-qe-ngriten-skenen-tone-artistike

Kryeministri Albin Kurti bashkë me ministrin e Kulturës Hajrulla Çeku sot kanë vizituar profesorin Rexhep Ferri.

Kurti tha se me të është takuar shpesh në Parkun e Qytetit, derisa foli edhe krijimtarinë e tij në art.

“Në votër të profesorit Rexhep Ferri, bashkë me Hajrullaun, Ministrin e Kulturës, për një kafe e për kujtime të mëhershme. Jemi takuar shpeshherë në Parkun e Qytetit të Prishtinës. Në atë kohë, kur e shihja duke ecur më dukej që po shihja pikturën e tij: njerëz në hap, të pashpërqendruar nga ajo që ndodhë në prapavijë. Sot, i ulur në kolltukun e tij, shihja një jetë të mbushur me vepër. Nga piktura e deri te teksti, Rexhep Ferri i takon brezit që ngritën skenën tonë artistike. Përherë mirënjohës kontributit të tij”, ka shkruar Kurti.

Ai publikoi edhe disa nga pikturat e Ferrit.

Komento: