I pari i Vetëvendosjes flet për përleshjen e fundit.
Albin Kurti është pyetur sot për përleshjen fizike mes ish-deputetit të PSD-së, Dardan Molliqaj dhe Haki Abazit nga VV.
Para mediave ka ironizuar me Molliqajn, duke i pyetur mediat se pse po mirren ende me Molliqajn , shkruan lajmi.
“A hala po merreni me të a?”, i tha Kurti gazetarit në pyetjen për Molliqajn.
Ndërkaq, Policia e Kosovës ka shpjeguar sot rrethanat se si erdhi deri tek rrahja mes Molliqajt e Abazit.
Ata thanë se ky i fundit u sulmua në korridor, teksa Molliqaj pësoi lëndime trupore nga ky rast.