
Kryeministri Albin Kurti është deklaruar rreth takimit të së hënës me emisarin evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen.
Ai përmes një postimi në llogarinë e tij në X tha se me Sorensenin kanë diskutuar për rrugën evropiane të Kosovës, dialogun e Brukselit dhe sundimin e ligjit.
“Dje, prita Përfaqësuesin Special të BE-së për Dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sørensen. Diskutuam për rrugën e integrimit evropian të Kosovës, sundimin e ligjit dhe procesin e dialogut të lehtësuar nga BE-ja”.
“Ne mbetemi të përkushtuar për normalizimin e plotë të marrëdhënieve me Serbinë përmes njohjes reciproke”, shkroi Kurti.