Kurti: Të përkushtuar për të vërtetën dhe për drejtësi për të gjitha kri*met e Serbisë gjenocidale

23:39 | 18 Shtator 2024
kurti:-te-perkushtuar-per-te-verteten-dhe-per-drejtesi-per-te-gjitha-kri*met-e-serbise-gjenocidale

Raporti për dokumentimin e kulturocidit të kryer nga Serbia në Kosovë është edhe një dëshmi për shkatërrimin sistematik të trashëgimisë sonë kulturore.

Kështu u shpreh kryeministri Albin Kurti, përmes një postimi në Facebook.

Ai tha se raporti i hartuar nga Komisioni shtetëror i emëruar nga Qeveria, dëshmon shkatërrimin e 1784 monumenteve dhe 175 bibliotekave, asgjësimin e 1.7 milion librave shqip, grabitjen e 3724 artefakteve dhe dhjetëra mijëra dokumenteve arkivore, dëmtimin dhe vjedhjen e qindra veprave të artit.

“Republika e Kosovës është e përkushtuar për të vërtetën dhe për drejtësi për të gjitha krimet e kryera nga Serbia gjenocidale”, u shpreh Kurti.

Komento: