Kurti: Të shqetësuar për sul*min e sotëm me raketa nga Irani ndaj Izraelit

23:43 | 01 Tetor 2024
kurti:-te-shqetesuar-per-sul*min-e-sotem-me-raketa-nga-irani-ndaj-izraelit

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti është shprehur i shqetësuar për sulmin e sotëm me raketa nga Irani ndaj Izraelit, në të cilin u lëshuan rreth 200 raketa.

Ai ka thënë se Kosova bashkohet me qeveritë e tjera në dënimin e këtij agresioni.

“Ne jemi thellësisht të shqetësuar për sulmin e sotëm me raketa nga Irani ndaj Izraelit, në të cilin u lëshuan rreth 200 raketa, dhe bashkohemi me qeveritë e tjera në dënimin e këtij agresioni”, ka shkruar Kurti në platformën “X”.

Tutje Kurti ka thënë se një vit pas sulmeve terroriste të Hamasit të 7 tetorit, rritja e vazhdueshme e dhunës është alarmante.

“Ne mbështesim të drejtën e Izraelit për të mbrojtur veten dhe të gjitha përpjekjet për të arritur një armëpushim të menjëhershëm”, ka shkruar Kurti.

Komento: