Kurti: Tek unë e gjeni kryeministrin kryeshërbëtor

11:13 | 02 Nëntor 2023
kurti:-tek-une-e-gjeni-kryeministrin-kryesherbetor

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, po merr pjesë në ditën e dytë të Samitit të Ballkanit Perëndimor kundër Diskriminimit Racor, që po mbahet në Prishtinë.

Kurti në fjalimin e tij tha se tek ai njerëzit mund ta gjejnë “kryeministrin si një kryeshërbëtor”.

“Për ata të cilët i kanë nevojat më të mëdha dhe të drejtat më të shkelura”, tha Kurti.

Ai foli edhe rreth hapave që qeveria i ka ndërmarrë për ta luftuar diskriminimin.

“Barazia nuk është destinimi, është pikënisja. Duhet të fillojmë si të barabartë. Me platformën online jemi kujdesur që përmbajtja, substanca t’i paraprijë formës. Me investime nga Qeveria synojmë që 15 për qind të praktikave të ofruara të jenë për të rinjtë të komuniteteve joshumicë”, tha Kurti.

Sipas tij, për të ruajtur bashkësinë duhet ta luftohet diskriminimi.

“Deri më tani qytetarët e vendit tonë kanë raportuar raste të ndryshme në kompani private, institucione shëndetësore, në polici e universitete. Ekipi ynë ka trajtuar çdo rast. Raportimet që nuk bëhen veprime, nuk kanë dobi, e nganjëherë ngjan edhe kundërproduktive”, tha numri një i qeverisë./klankosova

Komento: