Kurti tha se është i gatshëm për zgjedhje, Haradinaj: A është në dijeni presidentja për këtë ndryshim të kryeministrit

15:03 | 22 Mars 2024
kurti-tha-se-eshte-i-gatshem-per-zgjedhje,-haradinaj:-a-eshte-ne-dijeni-presidentja-per-kete-ndryshim-te-kryeministrit

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka reaguar pas deklaratave të kryeministrit Albin Kurti se ky i fundit është i gatshëm për zgjedhje.

Haradinaj, përmes një postimi në profilin e tij në rrjetin social Facebook, Haradinaj ka shkruar se Aleanca ka kohë që ka kërkuar mocion mosbesimi ndaj qeverisë, mirëpo Kryeministri jo vetëm që e ka kundërshtuar por është kujdesur të na e kujtojë se kur është afati i zgjedhjeve të rregullta.

Sipas tij, Presidentja duhet të deklarohet për këtë çështje dhe eventualisht të thërrasë në takim partitë politike, për ta diskutuar këtë ndryshim kursi të Kryeministrit.

Postimi i tij i plotë:

Aleanca ka kohë që ka kërkuar mocion mosbesimi ndaj qeverisë, mirëpo Kryeministri jo vetëm që e ka kundërshtuar por është kujdesur të na e kujtojë se kur është afati i zgjedhjeve të rregullta. Tash paska dalë me kërkesë që të bashkohet me opozitën për ta shpërndarë Kuvendin.

Çka ka ndryshuar në ndërkohë!? A është Presidentja e vendit në dijeni për këtë ndryshim kursi të Kryeministrit. Shpërndarja e Kuvendit duhet të jetë rezultat i një konsensuesi politik. Presidentja duhet të deklarohet për këtë çështje dhe eventualisht të thërrasë në takim partitë politike, për ta diskutuar këtë ndryshim kursi të Kryeministrit.

Kosova sot përballet me një situatë të ndjeshme, edhe politike edhe të sigurisë, dhe kjo temë kërkon qartësi. Përpos nëse edhe ky ndryshim kursi i Albin Kurtit, është veç edhe një mashtrim i radhës.

Komento: