Kurti tha se s’pajtohet për çdo gjë me SHBA-të, Haradinaj: Siguria e Kosovës garantohet duke qenë të bashkuar me aleatët

17:03 | 20 Shkurt 2024
kurti-tha-se-s’pajtohet-per-cdo-gje-me-shba-te,-haradinaj:-siguria-e-kosoves-garantohet-duke-qene-te-bashkuar-me-aleatet

Deklaratat e kryeministrit Albin Kurti, se jo për gjithçka pajtohet me Shtetet e Bashkuara, kreu i AAK-së Ramush Haradinaj i quan “përpjekje dëshpëruese të tij për të fshehur mospajtimet e tij, pikërisht aty ku nuk duhet, në sferën e sigurisë”.

Në reagim ndaj deklaratës së djeshme të Kurtit, Haradinaj tekson se për sigurinë, nuk mund të ketë as dallime e as mospajtime me partnerët.

“Siguria e Kosovës dhe Rajonit, garantohet vetëm duke qenë të bashkuar me aleatët, posaçërisht me ShBA dhe duke u bërë pjesë e NATO-s”, thotë Haradinaj.

“E para, Kosova është aleat në çështjet e sigurisë globale dhe kjo nuk mund të ndryshojë asnjëherë, pavarësisht se kush është në krye të qeverisë. Kjo është, jo vetëm përcaktim por edhe orientim i pandryshueshëm i yni”, ka shkruar Haradinaj./Front Online

Komento: