Kurti: “Thaçi do të bënte mirë të tërhiqej se populli ka vendosur për ndryshim”

21:28 | 26 October 2019

Albin Kurti, po kërkon që Hashim Thaçi të japë dorëheqje.

Albin Kurti ka thënë se “Thaçi do të bënte mirë të tërhiqej se populli ka vendosur për ndryshim”.

Kurti ka deklaruar për “ABC News” se nuk është prioriteti i tij shkarkimi i presidentit të Kosovës, por dorëheqja e tij do të bënte mirë.

Kreu i Vetëvendosjes ka folur edhe për pjesëmarrjen e tij dhe të Thaçit në një ngjarje në Shqipëri.

“Nuk u takova me Presidentin Thaçin se ai mbajti një fjalim dhe shkoi, por do të kem takim me të dhe do jetë një takim shumë i mirë për Kosovën”, ka thënë Kurti.

Ai ka folur edhe për idenë e një Shengeni ballkanik. Sipas tij, Serbia ka për qëllim Jugosllavinë e katërt.

“Serbia është e angazhuar për të krijuar një platformë të re për Serbinë e Madhe. Serbisë i nevojitet një platformë për t’u zgjeruar dhe Jugosllavinë e katërt nuk duhet ta lejojmë, është synimi i Serbisë”, është shprehur ai.

“E kanë kuptuar që në procesin e Berlinit nuk e bëjnë dot, prandaj ne duhet të jemi të kujdesshëm. Janë gabim krahasimet që janë bërë, Franca me Gjermaninë, dhe shqiptarët me serbët, se ata i kanë rregulluar kufijtë”, ka thënë Kurti.

“Duhet të jemi të kujdesshëm, do ndërtojmë republikën e tretë të Kosovës. Kosova dhe Shqipëria duhet të bëhen si dy Gjermanitë”, ka porositur ai.

Komento: