Kurti thotë se barrikadat nga frika i vendosën, nga frika i hoqën

18:54 | 05 January 2023

Kurti: Barrikadat nga frika i vendosën, nga frika i hoqën.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se barrikadat që u vendosën në veri gjatë muajit dhjetor të vitit të kaluar, ishin vendosur nga frika. Sipas tij, nga frika edhe janë hequr.

“Bindja ime e fuqishme është që nga frika edhe i kanë vendosur e nga frika edhe i kanë hequr”, ka thënë Kurti në një intervistë për Zërin e Amerikës.

Kurti ka thënë se Qeveria e Kosovës i ka ofruar Kurtit gjentilesën e saj, duke i dhënë kohë që barrikadat të hiqen pa ndërhyrjen e Policisë së Kosovës.

“Ne kemi ofruar gjentilesën tonë karshi KFOR-it, i cili kërkoi pak më shumë kohë që të hiqen ato pa ndërhyrjen e policisë tonë. Policia jonë do të ndërhynte para vitit të ri nëse nuk do të hiqeshin barrikadat. Ne i dhamë KFOR-it kohën të cilën e kërkoi sepse natyrisht që më mirë është të hiqen pa intervenim”, ka deklaruar kryeministri.

Komento: