Kurti thotë se draft-statuti i Asociacionit mund të publikohet nga ndërkombëtarët

12:15 | 24 Nëntor 2023
kurti-thote-se-draft-statuti-i-asociacionit-mund-te-publikohet-nga-nderkombetaret

Kryeministri Albin Kurti tha se draftin e Asociacionit mund ta bëjnë publik ndërkombëtarët ngase me ta është dakorduar që mos të jetë i qasshëm për publikun.

Sipas tij, Serbia po vazhdon t’i shkelë marrëveshjet dhe se nuk është e interesuar për normalizim.

Për sulmin në Banjskë ai tha se duhet të ketë hetim të hollësishëm dhe sanksione ndaj Serbisë.

“Po bëhen nëntë muaj që jeni dakorduar në Bruksel dhe gjatë këtyre nëntë muajve Serbia i ka shkelur marrëveshjet. Draft-statutin duhet bërë publik nga ndërkombëtarët”.

“… unë jam i gatshëm që të publikohet draft-statuti, Serbia nuk është e interesuar për normalizim dhe ajo e ka Asociacionin për serbët e Kosovës”, tha ai, raporton EO.

“Dy muaj pas sulmit Banjskë duhet të kemi hetim të hollësishëm dhe konkluzione mbi këtë akt terrorist mbi Kosovën që na cenoi të gjithë ne”.

“Duam sanksione për Serbinë dhe bëjë thirrje faktorëve ndërkombëtarë që të marrin masa për të gjithë këtë sulm”./Front Online

 

Komento: