Kurti thotë se është kundër taksës ndaj Serbisë: Duhet të krijojmë marrëdhënie normale reciproke

15:14 | 29 January 2021

Albin Kurti thotë se është kundër taksës 100% ndaj Serbisë.

Kryetari i VV-së dhe kandidati për Kryeministër, Albin Kurti, është shprehur kundër taksës 100% të vendosur nga qeveria Haradinaj në të kaluarën.

Në një intervistë me Daniel Hamiltton, Kurti ka thënë se ai është më shumë për reciprocitet dhe normalizim të marrëdhënieve mes Kosovës e Serbisë, e jo për taksën.

“Tarifat, në të kaluarën janë implementuar si një lloje gjobe, si ndëshkim”, ka thënë Kurti për taksën 100% ndaj produkteve serbe.

“Unë jam më shumë për reciprocitetin si parim – ku thjesht një mirëkuptim reciprok mes dy shteteve do të krijojë marrëdhënie normale mes nesh (Kosovës dhe Serbisë”, ka shtuar Kurti.

Komento: