Kurti thotë se me Sarraznin folën për Procesin e Berlinit dhe rëndësinë e respektimit të marrëveshjeve

23:03 | 11 Prill 2024
kurti-thote-se-me-sarraznin-folen-per-procesin-e-berlinit-dhe-rendesine-e-respektimit-te-marreveshjeve

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka pritur në takim emisarin special të Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin.

Kurti përmes një shkrimi në X,  bëri të ditur se me Sarrazinin folën për Procesin e Berlinit, ku tha se nënvizoi rëndësinë e marrëveshjeve të kaluara.

“Teksa Procesi i Berlinit feston 10 vjetorin e tij këtë vit, nënvizova rëndësinë e tij si një platformë për bashkëpunimin dhe rëndësinë e respektimit të marrëveshjeve të kaluara, përfshirë atë për lëvizjen e lirë në mes Kosovës dhe Bosnjë e Hercegovinës”, ka shkruar Kurti.

Gjatë ditës, Sarrazin është takuar edhe me presidenten e vendit, Vjosa Osmanin, partinë më të madhe të serbëve të Kosovës, Listën Serbe dhe anëtarë të shoqërisë civile./Front Online/

 

Komento: