
Kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, iu rikujtua sesi e quajti opozitën “hajvanë”, por ai mohoi se e kishte fjalën për të gjithë opozitën
“I quajte të gjithë opozitën hajvanë”, ia rikujtoi moderatori i Politko në Kanal 10.
“Nuk është e vërtetë që i kam quajtur gjithë opozitën ashtu”, reagoi Kurti.
“Ka qenë raport me premtimet lajthitëse…”, shtoi Kurti.
“Iracionaliteti i premtimeve ka bërë që të them ashtu siç thash, ndoshta është dashur të gjej një fjalë tjetër…”, u shpreh Kurti, transmeton Express.
“Është e pakrahasueshme çfarë kanë thënë për mua…”, vlerësoi Kurti.