
Sot po shënohet themelimi i VV-së.
Kryeministri Albin Kurti, njëherit kryetar i Vetëvendosjes, ka mbajtur një konferencë për media me rastin e shënimit të përvjetorit të themelimit të kësaj partie.
Ai tha se si qeveri po përpiqen që nevojat e qytetarëve t’i plotësojnë.
“Po përpiqemi nevojat e qytetarëve t’i plotësojmë jemi në rrugën e drejt mirëqenies që na nevojitet”, tha Kurti, shkruan Reporteri.net.
Ai tha se ka qenë i vetëdijshëm se ndryshimi i nisur do të has në rezistencë, siç tha kryeministri nga ata që kanë keqpërdorur dikur.
“Nuk jemi ndalur, as nuk do të ndalemi”, tha Kurti.