Kurti thotë se sot e kuptojmë nëse LDK do betonohet më shumë apo do e mundësojë marrëveshjen – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Kurti thotë se sot e kuptojmë nëse LDK do betonohet më shumë apo do e mundësojë marrëveshjen

11:40 | 18 Dhjetor 2019

LDK sot do ta mbledh Këshillin e Përgjithshëm për të vendosur rreth kolaicionit me Vetëvendosjen për krijimin e qeverisë së re.

Kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, është shprehu skeptik për arritjen e marrëveshjes me Lidhjen Demokratike të Kosovës.

Kurti këto komente i bëri pas ka dëshmuar lidhur me kallëzimin penal ndaj Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit për rastin “Organizata Syri i Popullit”.

“Unë me siguri që kam besuar se duhet të ketë takim këtë javë por nuk dua të ndërhyj të LDK e cila mësova se ka thirrur një mbledhje të Këshillit të Përgjithshëm si organi i saj më i lartë. Ne në VV besojmë që mbledhja e Këshillit të Përgjithshëm mes subjektin tonë duhet të mbahet pas marrëveshjes e jo para marrëveshjes”, tha Kurti.

“Pra VV-ja mbledh një Këshill pasi të kemi marrëveshjen për koalicionin qeverisës me LDK-në. Mirëpo do shihet sot pas ditë nëse këshilli i LDK-së është thirrur për t’i betonuar qëndrimet me kërkesat e njohura tashmë apo është thirrur për ta mundësuar marrëveshje me neve”.

“Unë besoj që duhet të ketë takime mirëpo nuk mund të ketë takime përderisa thirren organet më të larta të subjektit”.

Komento: