Kurti thotë se Thaçi e sheh atë si shkak i dështimeve të tij në këtë pranverë

22:39 | 16 Maj 2020

Kurti thotë se Thaçi e sheh atë si shkak i dështimeve të tij në këtë pranverë.

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka thënë se presidenti Hashim Thaçi nuk i ka bërë ofertë që të shkoj në Washington për dialog por për marrëveshje.

“Nuk ka pasur ofertë kryeministri juaj Albin Kurti të shkoj në Ëashinton për dialog por për marrëveshje.

Ofertë e kam pasur t’i bashkangjitem tavolinës në marrëveshjen e vjetër, nuk ishte ajo marrëveshje e re, por kurorëzim i vjetër”, tha ai.

Kurti ka shtuar se presidenti e sheh atë si shkak i dështimeve të tij në këtë pranverë. E ndër dëshimet e Thaçit, sipas Kurtit, është edhe sjellja e marrëveshjes me Serbinë në Kosovë.

Komento: