Kurti thotë se Vuçiq po pret çka po i jep Kosova

11:24 | 08 December 2018

Lideri i Vetëvendosje, Albin Kurti ka kujtuar takimin e fundit mes presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq të mbajtur muajin e kaluar në Bruksel.

Kurti kujtoj deklaratat e Vuçiqit pas takimit me Thaçin, që sipas tij, ka lënë për të nënkuptuar se “paraprakisht dëshiron të shoh se çfarë ofron Kosova”.

“Para një muaji, të enjten e 8 nëntorit 2018, pas takimit me Thaçin në Bruksel, Vuçiq ka deklaruar: “Ne jemi të gatshëm të bisedojmë për shumë gjëra, por duhet të shohim së pari se çka është ajo që serbët mund të fitojnë. Dhe çka do të fitojë Serbia.

E vetëm pastaj kur të shohim këtë mund të bisedojmë për gjithçka.” Kjo sigurisht se shpjegon gjithçka. Prandaj, Thaçi fliste për kompromis të dhimbshëm ende pa nisur bisedimet. Vuçiq ka kërkuar kështu. Ai don të shohë se çka jep Kosova jo vetëm fillimisht, por paraprakisht”, ka shkruar Kurti në Facebook.

Komento: