Kurti tregon pse dështoi takimi i paraparë këtë javë mes tij dhe Vuçiqit në Bruksel

12:21 | 20 Korrik 2022

Pse dështoi takimi i paraparë këtë javë me Vuçiqin në Bruksel sipas Kurtit?

Kryeministri Albin Kurti, në konferencë për media, pas mbledhjes së qeverisë tha se ishte paraparë që të ketë takim në Bruksel me presidentin serb Vuçiq këtë javë por që është kërkuar të shtyhet nga pala serbe.

“Ka pasur të ndodhë një takim këtë javë mes meje dhe presidentit serb, Vuçiq, por kanë qenë përsëri ata që kanë kërkuar të shtyhet kjo gjë. Pra, ata po e shtyjnë dorëzimin e listave të konsumatorëve në veri, janë ata që po i shtyjnë takimet në Bruksel, çfarëdo preteksti që përdoret janë përpjekje për tu shfajësuar, në rastin kur fajësia nuk ka qenë kurrë më e qartë”, tha ai.

Duke folur për moszbatimin e afateve për udhërrëfyesin për energjinë, Kurti tha se Elektrosever s’ka dorëzuar me kohë regjistrin e konsumatorëve në veri, duke kërkuar reagimin e Brukselit.

“Së pari nuk mund të pritet që qeveria do të bëjë subvencionimin për energjinë e konsumuar në veri e të papaguar atje në dimrin që vjen. Me çmimet që ishin në dhjetor e janar të gjithë e kanë të qartë se nuk mund të kemi përsëritje edhe në dimrin që vjen. Brukseli e ka evidentuar se qasje destruktive e Serbisë është faktori e fajtori për moszbatimin e deritanishëm të udhërrëfyeesit ashtu sic ishin paraparë afatet. ZRrE e bëri licensimin brenda dy ditëve, ata e kishin një javë që ta sjellin regjistrin e konsumatorëve nuk e bënë as sot e kësaj dite. Ne presim reagimin e Brukselit, por pa dyshim që në situatën e njëjtë për ndryshime nuk mund të vazhdojmë me mënyrat e vjetra, ne jemi konstruktiv por Beogradi qartazi është në të kundërtën e sjelljes tonë”, tha ai.

Komento: