Kurti tregon pse Thaçi e thirri edhe Ramush Haradinajn mbrëmë në darkë

23:51 | 04 February 2019

Albin Kurtika thënë se darka mbrëmshme është më shumë menaxhim interesash brenda qeveritare

Kreu i Vetëvendosjes Albin Kurti ka komentuar darkën e mbrëmshme mes kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinaj dhe kryetarit të Kuvendit, Kadri Veseli.

I ftuar në studion e emisionit “A Show” ai flet për një darkë interesash, por nuk përjashton mundësinë që të jetë shtruar për të ndryshuar qëndrimet e Haradinajt për taksën e vendosur ndaj Serbisë si dhe për marrëveshjen e kufirit me Serbinë.

“Besoj që kjo nuk është as darka e parë as e fundit e tyre, nuk di çfarë kanë pasur në menu, mirëpo bashkimi kombëtar nuk bëhet në zyra e shtëpi private, por në shesh e institucione publike, duke rritur ekonomitë tona, duke njehsuar tregun, duke harmonizuar politikat e jashtme dhe të mbrojtjes. Darka e mbrëmshme më shumë menaxhim interesash brenda qeveritare se sa ndonjë përndritje për vizion në bashkimin kombëtar. Nuk mund të ketë bashkim të Kosovës me Shqipërinë nëse kjo përpiqet të ndërmjetësohet me pazaret me Serbinë”,- u shpreh Kurti.

Adi Krasta: Është përfolur se ky grupim ishte mbledhur të ndryshonte qëndrimin e kryeministrit Haradinaj për taksën dhe marrëveshjen me Serbinë. Mund të ishte pritë që Haradinaj të ndryshojë qëndrim?

Albin Kurti: Ka mundësi. Por nuk duhet të harrojmë origjinën e kërkesës. Ajo vjen nga Vuçiç. Edhe SHBA dhe BE na kërkojnë çfarë iu ka kërkuar Vuçiç. Ne atyre duhet t’ju përgjigjemi me kërkesat tona

Adi Krasta: Ti e mbështet taksën?

Albin Kurti: Sigurisht, tani bën mirë kryeministri Haradinaj të mos e heqë.

Komento: