Kurti tregon se a është shkelur Kushtetuta me kufizimet e fundit nga Ministria e Shëndetësisë – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Kurti tregon se a është shkelur Kushtetuta me kufizimet e fundit nga Ministria e Shëndetësisë

21:06 | 17 Prill 2020

Albin Kurti ka treguar se a është shkelur Kushtetuta me kufizimet e fundit nga Ministria e Shëndetësisë.

Kryeministri në detyrë Albin Kurti ka folur rreth masave të reja të kufizimit të lëvizjes të ndërmarra së fundi nga Ministria e Shëndetësisë.

Vendimet e MSH’së u quajtën nga ekspertët dhe partitë opozitare si veprimet me të cilat shkelet Kushtetuta e Kosovës.

Por çka mendon kryeministri Kurti për këtë?

“Ky lloj absulotizimi ka apo s’ka shkelje të Kushtetutës është në kundërshtim me situatën që kemi e të cilën e ka identifikuar edhe aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese e që thotë: ‘Vazhdoni deri më 13 prill’. Pra nuk jam unë si kryeministër në detyrë, as qeveria e Republikës së Kosovës, as ministri i Shëndetësisë në detyrë Vitia e thotë këtë, e thotë aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese që konstaton një gjendje të pazakontë dhe emergjente e në këtë rrethanë ne besoj që po veprojmë siç duhet. Natyrisht, nuk mund të them tash që veprimet e qeverisë paskan qenë në përputhje me Kushtetutën e Republikës së Kosovës, por edhe nuk mund të them thua se jemi në vitin 2018 dhe ka ndodh shkelja e Kushtetutës nga qeveria e Republikës”, tha Kurti në televizionin Dukagjini.

Ndërkohë, Kurti pret që të qeverisë me Kosovën deri në zgjedhjet e reja.

“Ne jemi tash qeveri në detyrë, qeveri e cila punon mbase edhe më shumë se para 25 marsit kur kaloi me sukses mocioni i mosbesimit deri në shpresoj zgjedhjet e reja pasi që ta kalojmë këtë pandemi”, shtoi Kurti.

Komento: