
Albin Kurti ka folur edhe në lidhje me rezervat e miellit në vendin tonë.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në konferencën e jashtëzakonshme që mbajti sot për mediat ka folur edhe për gjendjen me furnizim me miell në Kosovë.
Ka thënë se Kosova ka rezerva të mjaftueshme të millit, dhe se qeveria që ai drejton do të bëjë gjithçka që produktet esenciale të mos mungojnë.
“Mendoj që edhe ka miell më shumë se që duhet, edhe ka grurë më shumë sesa bluhet. Do të bëjmë gjithçka që mielli të mos mungojë e as ushqimet bazë. Unë jam i bindur që do ja dalim, kufijtë janë të mbyllur për udhëtarët, mirëpo jo për mallrat. Është problem tjetër që ne nuk kemi prodhimtarinë tonën, sepse kemi pasur qeveri që tokën bujqësore e kanë bërë asfalt e biznese”, u shpreh Kurti.
Kurti më herët gjatë konferencës foli edhe për arsyet e shkarkimit të Agim Veliut për të cilin tha se ka bërë një tradhti të dyfishtë, ndaj shtetit e ndaj policisë.