Kurti tregon se çka e dallon nga Hashim Thaçi e Ibrahim Rugova

20:50 | 04 Shkurt 2021

Albin Kurti tregon se çka e dallon nga Hashim Thaçi e Ibrahim Rugova.

Kandidati për kryeministër i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka thënë se zgjedhjet e 14 shkurtit janë zgjedhjet e para të pasluftës që janë referendum.

I pyetur se cili është dallimi mes tij edhe ish presidentit, Hashim Thaçi dhe presidenti historik Ibrahim Rugova, Kurti tha se ata nuk kanë thënë që shteti është i kapur.

“Këto janë zgjedhjet e para në Kosvën e pasluftës që janë referendum, jemi në kontekstin ku shteti s’ka qenë kurrë më i kapur se tani. Ata nuk kanë thënë që shteti është i kapur”, tha Kurti në Kallxo.

Komento: