Kurti tregon se ka pasur ofertë nga Bruksel për të folur për bllokadën në veri

17:06 | 25 September 2021

Faktorët ndërkombëtarë vazhdojnë ta përcjellin gjendjen në veri të vendit.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në konferencën për media ka sqaruar se ka pasur ofertë nga faktorët ndërkombëtar që të shkojnë në Bruksel dhe të bisedojnë me Serbinë për bllokadën në veri të vendit. Mirëpo sipas tij, Beogradi e ka refuzuar këtë ofertë dhe ka filluar të vëjë, njofton Klankosova.tv.

“Ne kemi pasur ofertë nga faktorët ndërkombëtar që të shkojmë në Bruksel dhe të ulemi në tryezën e diskutimit edhe për këtë çështje. Menjëherë kemi qenë të gatshëm, Beogradi ka refuzuar këtë gjë dhe ka filluar të vejë kushte që nuk ka se si të jenë të pranueshme. Pra bëhet fjalë për skadimin e marrëveshjes më 15 shtator 2021 dhe që të gjithë e kanë ditur se çka do të ndodhë”, tha Kurti.

Tutje deklaroi se faktorët ndërkombëtarë duhet ta kuptojnë se Serbia nuk është e interesuar për fqinjësi të mirë, për dialog të hapur dhe as për marrëdhënie normale.

Komento: