Kurti u takua me Hargreaves, ZKM jep detaje për diskutimet

16:05 | 23 Shkurt 2026
kurti-u-takua-me-hargreaves,-zkm-jep-detaje-per-diskutimet

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka takuar Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves.

Pas formimit të qeverisë së re, Hargreaves e uroi Kurtin për mandatin e ri.

“Diskutuan për marrëdhëniet bilaterale dhe thellimin e bashkëpunimit në projektet e përbashkëta. Të dy shprehën gatishmërinë dhe përkushtimin për vazhdimin e bashkëpunimit ndërmjet institucioneve qeveritare dhe ambasadës së Mbretërisë së Bashkuar dhe për angazhim në thellimin e raporteve ndërmjet dy vendeve.” – thuhet në njoftimin e ZKM-së.

Komento: