Kurti ua kërkon ministrave nga 4-5 të arritura për t’i prezantuar në një vit e gjysmë qeverisje

13:15 | 14 Shtator 2022

Një vit e gjysmë qeverisje, Kurti ua kërkon ministrave nga 4-5 të arritura për t’i prezantuar.

Qeveria Kurti javën e ardhshme do të mbushë 1 vjet e gjysmë punë dhe me këtë rast kryeministri Albin Kurti tha se i ka kërkuar secilit ministër të tij që t’i çojë pesë të arriturat kryesore përgjatë kësaj kohe qeverisje.

Ai tha se përveç kësaj, ministrat duhet t’i sjellin me veti edhe pesë të arritura tjera që, siç tha ai, e kanë ndalë “të keqen”.

“Secili prej ministrave t’i sjellë katër-pesë të arriturat kryesore për një vjet e gjysmë qeverisje – meqë javën e ardhshme bëhen aq. Do të m’i sjellin këto të arritura, por edhe t’i përmendin që janë të këqijat që i kemi ndalë. Por. duhet të ketë edhe të mira që s’duhet të jenë fare në raport me të keqën”, tha Kurti në një konferencë për media.

Ai foli edhe për gjendjen në shëndetësi, duke e cilësuar si të rëndë dhe tha se ka krijuar komitet ekzekutiv për shëndetësi jo për ta zëvendësuar Ministrinë e Shëndetësisë, por t’i ndihmuar asaj.

Komento: