Kurti udhëtoi për në Francë, do të marrë pjesë në Forumin e Paqes në Paris

09:19 | 08 Nëntor 2026

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, mbrëmë (07.11.2026) ka udhëtuar për në Francë.

Sipas njoftimit të Zyrës së Kryeministrit, Kurti atje do të marrë pjesë në Forumin e Paqes në Paris dhe në darkën shtetërore të shtruar nga presidenti Emmanuel Macron.

“Gjatë vizitës dhe në margjina të Forumit, kryeministri Kurti do zhvillojë takime bilaterale me liderë, zyrtarë të lartë e përfaqësues shtetesh dhe institucionesh, sikurse me personalitete të shquara të arsimit, akademisë, artit e kulturës” – thuhet në njoftimin e Zyrës së Kryeministrit.

Komento: