Pas aktiviteteve që shënuan Ditën e Pavarësisë, kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka udhëtuar për Gjermani.
Kështu ka bërë të ditur Zyra për Informim e Kryeministrit përmes një njoftimi për media.
Në Mynih të Gjermanisë, Kurti do të marrë pjesë në Konferencën e Sigurisë.
“Kryeministri Kurti do të zhvillojë takime me liderë shtetërorë dhe përfaqësues institucionesh, pjesëmarrës në këtë konferencë”, thuhet në komunikatë.