Kurti udhëton për në Malaga të Spanjës, merr pjesë në Kongresin e Socialistëve Evropianë

16:50 | 10 Nëntor 2023
kurti-udheton-per-ne-malaga-te-spanjes,-merr-pjese-ne-kongresin-e-socialisteve-evropiane

Nga Parisi, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka udhëtuar për në Malaga të Spanjës ku do të marrë pjesë në Kongresin e Partisë së Socialistëve Evropianë 2023.

I titulluar “Evropa në krye”, ky kongres do bashkojë krerë e liderë të shteteve e qeverive të udhëhequra nga parti simotra, aktivistë e mbështetës nga e gjitha Evropa për të diskutuar çështje, zgjedhur udhëheqësinë e PES dhe përgatitur për zgjedhjet e ardhshme evropiane.

Gjatë kësaj pjesëmarrjeje njëditore, kryeministri Kurti do të jetë i shoqëruar nga ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku dhe zëvendësministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Kreshnik Ahmeti./Front Online

Komento: