Kurti udhëton për vizitë zyrtare në Gjermani

20:55 | 10 Maj 2026

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka udhëtuar për vizitë zyrtare në Gjermani.

Sipas Zyrës së Kryeministrit, në kuadër të vizitës, Kurti do të bëjë hapjen e konferencës ndërkombëtare “Future Industry Minds 2026“ në Schloss Bensberg dhe do të zhvillojë takime me kompani pjesëmarrëse.

Kujtojmë se VV dje e kandidoi Kurtin kandidat për kryeministër të vendit.

Komento: