Kurti: Unë nuk nënshkrova sot, pasi Vuçiq nuk ishte i gatshëm

21:08 | 27 February 2023

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është deklaruar pas takimit në Bruksel me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq, nën ndërmjetësimin e shefit të politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, dhe të dërguarit të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak.

Kurti, para mediave, deklaroi se ndonëse pati dakordim, marrëveshja nuk u nënshkrua sot pasi pala tjetër [Vuçiq], nuk ishte e gatshme.

“Unë nuk e kam nënshkruar sepse pala tjetër nuk ishte e gatshme. Unë kam shprehur gatishmërinë dhe intersimin për ta nënshkruar këtë tekst”, deklaroi Kurti para mediave.

“Edhe unë mendoj se është dëm pse nuk është nënshkruar sonte meqë u pajtuam. Konfirmimi i pranimit të këtëij teksit do të duhej të përfundonte me nënshkrim, mirëpo ishte pala serbe që nuk e bëri këtë ndonëse u pajtuam”, theksoi kryeministri Kurti.

Megjithatë, kreu i ekzekutivit i është shmangur pyetjes se a është dakorduar për marrëveshje pa njohje de-jure, por dha të njëjtën përgjigje siç ka deklaruar edhe më parë, njohjen de-facto.

Komento: