Kurti: Uniforma e Policisë së Kosovës është e shenjtë, vishet nga ata që i shërbejnë Republikës

19:40 | 26 Korrik 2026
kurti:-uniforma-e-policise-se-kosoves-eshte-e-shenjte,-vishet-nga-ata-qe-i-sherbejne-republikes

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka deklaruar se uniforma e Policisë së Kosovës është e shenjtë dhe mund të vishet vetëm nga ata që e duan Republikën dhe i shërbejnë asaj pa kushte.

Këtë deklaratë ai e bëri gjatë homazheve në nderim të 25 zyrtarëve policorë të rënë në detyrë, përfshirë heronjtë Enver Zymberi dhe Afrim Bunjaku.

“Uniforma e Policisë së Kosovës është e shenjtë dhe mund të vishet vetëm nga ata e ato që, përveçse kanë dinjitet, dije e përgatitje, e duan Republikën dhe i shërbejnë asaj pa kushte”, u shpreh Kurti.

Ai vlerësoi sakrificën dhe përkushtimin e policëve të rënë, duke theksuar se ata dhanë jetën për rendin, sigurinë dhe sovranitetin e Kosovës.

Komento: