Kurti: Uroj që drejtuesit e UÇK-së të kthehen të lirë pranë vendit dhe familjeve

10:57 | 14 Shtator 2026

Kryeministri Albin Kurti, nga mbledhja e Qweverisë ka thënë se uron që ish-krerët e UÇK-së të kthehen të lirë në Kosovë pas verdiktit që pritet të shpallet të mërkurën në Hagë.

Ai deklaro ise lufta e UÇK-së ishte çlirimtare dhe kundër një pushtuesi që kreu krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

“Për ne është gjithçka e qartë. Populli i Kosovës dhe rezistenca, si dhe lufta jonë, kanë qenë qartazi çlirimtare dhe kundër një pushtuesi, i cili kreu krime lufte dhe krime kundër njerëzimit. Besojmë dhe urojmë që edhe verdikti i së mërkurës të jetë në përputhje me këtë të drejtë dhe drejtuesit e UÇK-së të kthehen të lirë në vendin e tyre dhe pranë familjeve”, ka deklaroi Kurti.

Rama akuzon Qeverinë për përjashtimin e tij nga forumi për “Lojërat Mesdhetare 2030”: Ky është mentaliteti qeverisës i Kurtit
Kujtojmë se kanë mbetur edhe 48 orë deri te vendimi i madh ndaj katërshes së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë.

Komento: