
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka uruar të gjithë besimtarët myslimanë me rastin e festës së Fitër Bajramit, duke u dëshiruar paqe, shëndet dhe mirësi në familjet e tyre.
Në mesazhin e tij, ai ka theksuar se kjo festë vjen pas një muaji sakrifice, përkushtimi dhe solidariteti, duke shprehur urimin që agjërimi dhe lutjet e besimtarëve të jenë pranuar. Ai ka bërë thirrje për më shumë bashkëpunim, mirëkuptim dhe kujdes ndaj njëri-tjetrit, sidomos ndaj atyre që kanë më pak.
Kurti ka nënvizuar gjithashtu rëndësinë e familjes dhe kujdesit për fëmijët, duke i cilësuar ata si të ardhmen e shoqërisë dhe një përgjegjësi e përbashkët për të gjithë.