Kurti uron Krishtlindjen Ortodokse: Le të na udhëheqë vullneti për solidaritet dhe punë për më shumë mirëqenie

10:26 | 07 Janar 2026
Kurti uron Krishtlindjen Ortodokse: Le të na udhëheqë vullneti për solidaritet dhe punë për më shumë mirëqenie

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka uruar qytetarët e besimit ortodoks për Krishtlindjen.

“Qytetarëve tanë nga komuniteti serb, të besimit ortodoks, që sot kremtojnë Krishtlindjen sipas kalendarit julian, u uroj festë të gëzuar. Kjo ditë e shenjtë ju sjelltë dashuri, mbarësi dhe begati në familjet tuaja. Festofshi në harmoni, mirëkuptim dhe respekt për njëri-tjetrin.  Le të na bashkojë e mira. Le të na udhëheqë vullneti për solidaritet dhe punë për më shumë mirëqenie. Uroj që Krishtlindja t’ju gjejë pranë familjes, në shëndet dhe gëzim”, ka shkruar Kurti në urimin e tij.

Komento: