Kurti uron Pashkët: Janë shpresë e ogur për një të ardhme më të mirë

13:03 | 31 Mars 2024
kurti-uron-pashket:-jane-shprese-e-ogur-per-nje-te-ardhme-me-te-mire

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka uruar Pashkët.

Ai ka thënë se Pashkër janë shpresë e ogur për një të ardhme më të mirë, bashkë e në paqe.

“Paçi Pashkë të Bardha e t’Lume! Gëzuar për të gjithë besimtarët katolikë, ditën e madhe të ringjalljes së hyjit, ditën e përjetësisë! Pashkët janë shpresë e ogur për një të ardhme më të mirë, bashkë e në paqe. Le të na kujtojë kjo festë e shenjtë rëndësinë e harmonisë dhe të frymëzojë te ne kujdesin për tjetrin. Sot e përmot, Pashkët mbeten simbol i vlerave më të larta humane dhe fuqisë njerëzore për një jetë më të mirë për të gjithë.”, ka shkruar Kurti.

 

Komento: