Kurti: Vepra dhe jeta e Adem Jasharit e ka frymëzuar popullin tonë

23:03 | 05 Mars 2024
kurti:-vepra-dhe-jeta-e-adem-jasharit-e-ka-frymezuar-popullin-tone

Kryeministri, Albin Kurti, ka thënë se vepra dhe jeta e komandantit legjendar, Adem Jashari, e ka frymëzuar popullin e Kosovës dhe ka ndërtuar një trashëgimi të pasur artistike e kulturore.

Gjithashtu, Kurti bëri të ditur se pas seancës solemne të Kuvendit kushtuar Epopesë së UÇK-së, u takuan me vëllain e Adem Jasharit, Rifatin.

“Pasi na e mbushën Kuvendin me tinguj kumbues e madhështor, Epopeja e UÇK-së na bëri bashkë me Bacën Rifat, Presidenten Osmani dhe kryekuvendarin Glauk Konjufca dhe artistët e kombit, Shkurte Fejza dhe Ilir Shaqiri.

Vepra dhe jeta e kryekomandantit Adem Jashari e ka frymëzuar popullin tonë dhe ka ndërtuar një trashëgimi të pasur artistike e kulturore, për të përkujtuar gjithmonë sakrificën e bërë për çlirimin e Kosovës”, ka shkruar Kurti në Facebook.

Komento: