Kurti: Vizita në Amerikë e shkëlqyeshme dhe e frytshme, takimi me Blinken i përzemërt

13:15 | 30 Korrik 2022

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, e ka quajtur të shkëlqyeshme dhe shumë të frytshme vizitën në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ai takimin me sekretarin amerikan, Antony Blinken e ka quajtur të përzemërt dhe konfirmim i aleancës dhe miqësisë të fortë Kosovë-SHBA, shkruan Reporteri.net.

“Takimi ishte tejet i përzemërt dhe i dobishëm me Blinken. Takimi me Blinken ishte fort i veçantë, është konfirmim i aleancës të fortë, partneritetit të gjërë dhe i miqësisë së thellë”, tha Kurti.

Kryeministri shtoi se SHBA e vlerësojnë lart progresin në Kosovë.

Komento: