Kurti vizitoi prodhuesit vendorë në Gjilan pas vendosjes së gurthemelit të QMF-së

17:43 | 10 October 2022

Pas vendosjes së gurthemelit të QMF-së, Kurti vizitoi prodhuesit vendorë në Gjilan.

Pas vënies së gurthemelit në Qendrën e Mjekësisë Familjare, në lagjen Arbëria, kryeministri Albin Kurti, ka vizituar prodhues vendorë në Gjilan.

“Është me të vërtetë krenari kur e sheh një biznes i cili me prodhimtari vendëse, me punëtorë të devotshëm edhe me mjeshtër të ëmbëlsirave, kanë arritur që në periudha të caktuara të kenë deri në 50 punëtorë e të shesin deri në 250 pika anembanë Kosovë”, ka thënë Kurti, gjatë vizitës në fabrikën për prodhimin e ëmbëlsirave “Bujana”.

Në takimin me pronarët e fabrikës, Kurti i falënderoi që në mesin e punëtorëve i kanë edhe dy persona me sindromën Down.

Ai ka theksuar se Qeveria e Republikës së Kosovës e ka shpallur vitin 2022, “Vit të personave më aftësi të kufizuara”, duke shtuar se “aftësitë e pakufizuara nuk i kemi asnjëri prej nesh, por është shumë e rëndësishme që sa më shumë persona me aftësi të kufizuara t’i inkuadrojmë në jetën tonë shoqërore, ekonomike e kulturore”.

Komento: