Kurti vizitoi punimet në parkun e erës në Zatriq të komunës së Rahovecit

16:15 | 30 Prill 2026
kurti-vizitoi-punimet-ne-parkun-e-eres-ne-zatriq-te-komunes-se-rahovecit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i shoqëruar nga ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, vizitoi punimet në parkun e erës në Zatriq të komunës së Rahovecit i cili pritet të përfundojë në korrik të këtij viti.

Me këtë rast, Kurti tha se ky investim prej 110 milionë eurosh nga Çalik Renewables nga Turqia dhe Eurokos nga Kosova i shton vendit një kapacitet të ri prej 70 MW për prodhimin e energjisë elektrike nga era.

“Ky projekt është dëshmi që Kosova përmes një kornize ligjore dhe rregullative të përshtatshme, dhe përmirësimeve të vazhdueshme në klimën e të bërit biznes, ofron siguri për investime të huaja në energji të ripërtëritshme dhe jo vetëm.”, tha Kurti.

Komento: